Po kthehej nga Foltorja! Aksidenti masiv ku u përfshi eskorta e Berishës: Një Benz hyri kundravajtje, një i ri i lënduar rëndë

26/11/2021 20:55
Makinat e perplasura

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Mamurras ku u përfshinë 3 automjete, një prej të cilave pjesë e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha, që po ktheheshin nga foltorja që kishin zhvilluar në Kurbin.

Por si ndodhi aksidenti? Raportohet se një Benz 190 është futur në krah të kundërt duke shkaktuar aksidentin zinxhir, shoferi i të cilit ishte nën efektin e alkoolit.

Në këtë moment një nga makinat e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha për ta shmangur, tentojnë të kthehen duke përplasur një tjetër automjet që kishin para.

Raportohet se një nga makinat e eskortës ka marrë dëmtime të konsiderueshme, por asnjë nga stafi dhe as Berisha nuk kanë pësuar lëndime.

Mësohet se i vetmi i lënduar rëndë, me dëmtime në fytyrë është një i ri nga Kosova, i gjendur në një nga automjetet e përfshira në aksident. Po ashtu të lënduar janë edhe dy të tjerë.

Të lënduarit janë:  E.S 15 vjeç Prishtine dhe Albin Menitoviç 27 vjec Prishtine si dhe Sali Lozi 28 vjeç Tirane.

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA