Fifi po kalon momente shumë të vështirë brenda shtëpisë së Big Brother, ku para disa ditësh i ra të fikët teksa debatonte me opinionisten Balina Bodinaku.

Miqtë e saj jashtë, të cilët i përmend vazhdimisht janë kujdesur që t’i japin mbështetje në mënyrën më të bukur. Djemtë e Threedots me në krye Flori Mumajesin kanë publikuar këngën e Fifit, dhe kanë shkruar fjalë prekëse për të.

Flori shkruan në postimin e tij: E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti ske lidhje me helmin brenda tyre ! Të kryqezuan se interneti u jep mundesinë të ndihen superior , të mënçur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt , këtu u rritëm e këtu jetojmë,këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu “dhemb”. Një këngë krijuar nga ty Fifi aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e perkohëshme…

Bruno: Sytë më djegin jo vetëm nga pagjumësia. Ti nuk ke mundësi ta shikosh postimin tim por jam i sigurt që do e ndiesh në zemrën tënde të bardhë. Nuk e di ia kam dalë dot un me zërin tim nga studio ,ti nga Big Brother por doja shumë ta ndaja me të gjithë pak nga shpirti yt!!!

Klajdi Haruni: Unë nuk kam njohur vetëm një artiste të mirë ,por edhe një njeri të mirë ,ty Fifula. Nuk jemi dot perfekt edhe po të mundemi s’do jemi dot kurrë…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi)

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA