Lidhja midis izolimit social dhe rritjes së inflamacionit, përkeqësimet e shëndetit

25/11/2021 05:15

Sipas studiuesëve izolimi social është një faktor rreziku për shumë sëmundje. Megjithatë, ata ende nuk e kuptojnë plotësisht se pse izolimi social ndikon në këtë mënyrë tek shëndeti.

Por së fundmi, një studim gjeti një lidhje të rëndësishme midis izolimit social dhe inflamacionit. Sipas studiuesëve të këtij hulumtini, kjo punë është një hap më tej në rrugën e tyre për të zbërthyer mekanizmat me të cilat izolimi social rrezikon shëndetin.

Cilët janë shkaktarët e inflamacionit?
Inflamacioni është një nga mekanizmat mbrojtës të trupit, që ndihmon në luftën kundër toksinave, lëndimeve dhe infeksioneve. Kemi dy lloje inflamacionesh, inflamacioni akut që zgjat disa orë ose ditë dhe ai kronik që mund të zgjasë me muaj ose vite. Hulumtimet sugjerojnë se shkaktarët e inflamacionit kronik mund të jenë:
-infeksionet kronike virale
-obeziteti
-ndryshimet e lidhura me moshën në mikroorganizmat e zorrëve
Një tjetër shkak mund të jetë se izolimi social në vetvete krijon stres emocional, i cili shkakton një përgjigje inflamatore. Ndërsa një teori e re thotë se disa molekula inflamatore mund të gjenerojnë një përgjigje biologjike më të shpejtë. Dhe rritja e tyre mund të shoqërohet me rritje të rrezikut të problemeve kardiovaskulare, ulje të performancës fizike, asaj njohëse dhe një rrezik më të lartë të vdekshmërisë.

Lidhja midis izolimit social dhe inflamacionit.
Në studimin e fundit, studiuesit vendosën të analizonin nivelin e izolimit social të pjesëmarrësve. Analiza zbuloi se njerëzit që përjetuan izolim social kishin nivele më të larta të molekulave inflamatore. Krahasuar kjo me ata që nuk përjetuan izolim social. Në këtë rast izolimi social përfshinte jetesën me një person tjetër dhe pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme sociale dhe fetare. Sipas ekspertëve, izolimi social dhe ndjenja e vetmisë, kanë qenë prej kohësh të lidhura me rezultate të pafavorshme shëndetësore.

Pandemia sigurisht që e ka përkeqësuar këtë gjë, veçanërisht tek të moshuarit. Kjo pasi kufizimet e shumta i kanë larguar ata edhe më shumë nga rrjetet e tyre sociale. Në fund ekspertët shprehen se është e rëndësishme që ky studim të zgjatet edhe më tej. Me qëllim që të zbulohen rrugët se si stresi psikosocial mund të shëndrrohet në një faktor rreziku për shëndetin fizik. Kështu do të mund të krijohen mundësi më të mira trajtimi për ata që janë më të rrezikuar./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA