“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Punëtorët e fabrikës së Frerronikel-it protestuan të martën në Prishtinë përpara selisë së qeverisë. Ata kërkojnë që të rihapet fabrika pasi janë pa punë prej datës 8 tetor, kur fabrika u mbyll.
Punëtorët mbanin në duar pankartat me shkrime “Stop diskriminimit të punëtorëve të Ferronikelit”, “Nuk duam të jemi në rrugë por në fabrikë” “Duam trajtim njerëzor të punëtorit”, “Qeveri reflekto”, “Qeveri na trajtoni si aset me vlerë”, ishin disa nga mbishkrimet e punëtorëve të “Ferronikel”-it. Gjatë protestës ata kanë brohoritur “Edhe fëmijët tanë duan bukë”.
Punëtorët e “Ferronikel”-it protestuan për herë të dytë, puna në këtë fabrikë u ndal në fillim të tetorit për shkak të krizës energjetike.
Top Channel