Të pavaksinuarit infektohen 10 fish/ Masat mbrojtëse nuk po respektohen. Të rinjtë hezitojnë të vaksinohen

24/11/2021 18:27

Ndërsa situata COVID po përkeqësohet në Europë, edhe në Shqipëri nuk është i pakët numri i të infektuarëve edhe me vaksinë. Por, apo funksion në të vërtetë ajo karshi sjelljes së virusit, i cili duket se po egërsohet?

Shumë vende në Europë po shtrëngojnë masat madje edhe komiteti teknik i ekspertëve është duke diskutuar. Por sipas Binos në Shqipëri nuk po respektohen ato masa që janë .

Bino shpjegon se synohet të rritet vaksinimi si me doza të para, por edhe dozat e treta janë shumë të rëndësishme.

Të rinjtë hezitojnë për tu vaksinuar pasi kanë mungesë informacioni dhe se idetë konspirative në qarkullim i kanë ndikuar jo pak, duke shtuar skepticizmin.

Top Channel