Monodrama, “Duan të Fluturojnë”/ Shfaqja po vihet në skenën e teatrit Metropol

24/11/2021 18:50

“Duan të fluturojnë” është një monodramë e shkruajtur së fundmi nga Lekë Tasi. Nën regjinë e Klesta Shero dhe interpretimin e Lindar Kajas, vepra është në prova për t’u vënë në skenën e Teatrit Metropol në kuadër të Metrofest.

Monodrama do të shoqërohet edhe me një ekspozitë me vepra të Lekë Tasit nga fëmijëria e deri në ditët e sotme. Piktori kujton se si që në moshë të hershme e thirri piktura.

Studioi violonçel nën drejtimin e pedagogut Ealter Caletti, më pas me Ymer Skënderin, në Liceun Artistik në vitet 1949-1952. Punoi çelist i parë në Orkestrën e Radios dhe të Teatrit të Operës ku u pushua për motive politike në vitin 1967. pak më vonë u internua familjarisht në Grabjan të Lushnjës.

Ai gjithmonë në artin e tij, edhe pse autodidakt, mbeti original, I vecantë dhe modern.

Me kthimin e tij, pas internimit, në Tiranë më 1990, ai rifillon të pikturojë dhe ka ekspozuar e vazhdon të ekspozojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA