BE nuk heq masat ndaj Kosovës? Rekomandimi në “sirtar”, Stano: Duhet pajtim!
15/11 14:57
15 persona janë konfirmuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Në Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orët e fundit janë bërë 1,440 testime.
Sipas njoftimit të MSH-së,në këtë periudhë kohore nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga Covid 19.
MSH-ja po ashtu ka njoftuar se në nivel vendi në 24 orët e fundit janë administruar 2,499 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Deri më tani sipas këtij institucioni, 757,103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.
Top Channel