Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 113-vjetorin e Kongresit të Manastirit ose Kongresit të Alfabetit. Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se gjuha shqipe është e lidhur ngushtë me ekzistencën kombëtare.
“Me këtë alfabet u bë edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, ndaj gjuhën tonë duhet ta ruajmë, ta duam e ta kultivojmë, sepse siç thotë pjesëmarrësi i Kongresit të Manastirit, Mit`hat Frashëri: Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”, shkruan Osmani.
Sot me krenari shënojmë 113-vjetorin e Kongresit të Manastirit ose Kongresit të Alfabetit. Gjuha shqipe është e lidhur ngushtë me ekzistencën kombëtare tonën, ndaj sot e kujtojmë me respekt veprën e 50 delegatëve nga 26 qytete të ndryshme, shoqata e klube, të cilët më 1908 në Manastir u bënë bashkë rreth vlerës sonë identitare- gjuhës shqipe.
Ky alfabet i ofroi shqiptarët jo vetëm ndër vete, por edhe me Evropën, synim i cili po jetësohet edhe sot e kësaj dite.
Me këtë alfabet u bë edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, ndaj gjuhën tonë duhet ta ruajmë, ta duam e ta kultivojmë, sepse siç thotë pjesëmarrësi i Kongresit të Manastirit, Mit`hat Frashëri: Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe!
Top Channel