“Jam yti përgjithmonë”/ Justin Bieber më romantik se kurrë në 25-vjetorin e gruas, Hailey Bieber

23/11/2021 16:44

Hailey Bieber festoi 25-vjetorin dhe partneri i saj, këngëtari Justin Bieber u kujdes që kjo ditëlindje të ishte sa më e veçantë për të.

Përmes disa fotove me momentet e bukura pranë njëri-tjetrin, 27-vjeçari shkroi një dedikim të gjatë për bashkëshorten e tij në “Instagram”.

Për ditëlindjen e të dashurës time. Zemra ime të përket ty. Sytë e mi të përkasin ty, buzët e mia të përkasin ty. Jam i yti. Je e imja përgjithmonë. Jeta nuk ka pasur kurrë më shumë kuptim derisa u bëre gruaja ime. Unë kurrë nuk do të ndalem së dashuruari me ty, nuk do të ndalem kurrë së mbajturi ty dhe nuk do të ndalem kurrë së mbrojturi ty. Ti mbretëresha ime je më se e mjaftueshme për mua dhe do ta kaloj çdo ditë duke të bërë të ndihesh si mbretëresha që je. Siç do të thoshte gjyshja jote me theksin e saj portugez, ‘urime ditëlindja zemër’, të dua deri në fund të kohës dhe pastaj pas kësaj”, ka shkruar Justin në urimin për modelen.

Modelja e famshme dhe këngëtari pozuan krah njëri-tjetrin, ku dukeshin shumë elegantë dhe të lumtur.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA