“Goli i anuluar? Nuk shikoj pozicion jashtë loje. Ajo quhet koha e lojës, lojtari jonë nuk është pozicion jashtë loje, nuk është Shtubina. Është e padrejtë, për mua është gol”, deklaroi Gugash Magani.
Egnatia mori një pikë pas barazimit 1-1 me Dinamon, por trajneri i skuadrës rrogozhinase thekson se skuadra e tij la dy pikë, teksa kritikon Bruno Telushin për faktin që nuk zbatoi vendimin e tij dhe i la penalltinë e dytë Pero Augustos.
“Si rezultat teknik, unë mendoj se kemi lënë dy pikë sot, edhe pse kundërshtari ishte shumë i motivuar dhe i fortë. Në momente të ndryshme ata ishin superiorë, por në përgjithësi dominuan ne. I humbëm vetë dy pikët. I përgëzova lojtarët për pjesën teknike dhe i kritikova ashpër për pjesën e disiplinës. Ndodh shpesh në futbollin tonë: lojtarë të veçantë u duket vetja se janë më të rëndësishëm se skuadra.
Për mua vlen grupi, e kam me Telushin. Ai është lider, por lejoi Pedro Augustën të godiste penalltinë, ndërkohë që kishim vendosur ndryshe. Është hera e dytë që ky lojtar e bën këtë, do mbajmë qëndrimin tonë. Nuk mund të luajë kush me mua. Trajneri nuk futet në fushë, por insistova.
Atë nuk e bën djali im, jo më Telushi. Pedro është lojtar shumë i mirë, po ka karakter të brishtë. Pse u tërhoqëm pas golit? Nuk ishte direktiva ime të ktheheshim. Ishte edhe meritë e Dinamos që u tërhoqëm. Është diçka që na është bërë si gangrenë, i patëm këto probleme edhe në ndeshjen e Kupës ndaj Kukësit”, përfundoi Magani.
Top Channel