Dortmund e pret një “finale” të mërkurën në Champions League. Verdhezinjtë luajnë në Portugali kundër Sportingut të Lisbonës, një sfidë vendimtare për kualifikimi më tej në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Trajneri Marco Rose ka marrë një lajm të keq, pasi një nga titullarët e ekipit gjerman ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Flasim për Thorgan Hazard, autori i 4 golave këtë sezon. 28-vjeçari belg ka nisur menjëherë karantinën dhe do të mungojë në transfertën e mesjavës. Për fat të mirë, lojtari ofensiv nuk ka qenë në kontakt me asnjë nga shokët e skuadrës dhe është i vetmi që është izoluar.

Dortmund ndan vendin e dytë me Sportingun në grupin C me nga 6 pikë, aty ku është kualifikuar Ajax me 12 pikë të plotë pas katër ndeshjeve të luajtura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA