Inertet mbushin fushën pranë rrugës Rrogozhinë-Lushnjë, kamionët i derdhin mbetjet gjatë natës

22/11/2021 21:48

Larg syrit të autoriteteve dhe shumë pranë rrugës Rrogozhinë-Lushnjë kamionët e inerteve kanë mbushur fushën me mbetje të ngurta.

Blloqe betoni, copa tullash, gurë  dhe qese plastike, janë mbetjet e ngurta dhe ato urbane që depozitohen poshtë urës së Lumit Shkumbin. Për të fshehur gjurmët autorët vijnë natën për të shkarkuar këto mbetjet që duhet të depozitoheshin në një vend të përcaktuar nga pushteti lokal, në këtë rast bashkia Rrogozhinë.

Nëse policia bashkiake gjen shkaktarin e kësaj katastrofe mjedisore sipas Kodit Penal ai dënohet më gjobë ose heqje lirie. Natën kjo fushën fushë pret kamionët më inerte,ndërsa ditën e shtunë këtu zhvillohet tregu i gjësë së gjallë dhe ai agroushqimore. Prezenca e këtyre mbetjeve vë në rrezik shëndetin tonë pasi prodhimet bujqësore nuk mund të shitën këtu ku ka plehra dhe inerte. Për pasojë numri i autoriteteve që duhet të ndalojnë këtë katastrofë mjedisore është edhe më i madh, përballe kësaj situata Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve duhet të kërkojë mbylljen e tregut deri në momentin që të hiqen mbetjet.

Në Rrogozhinë mund të depozitosh inerte në çdo vend, pasi shkelësit lihen të lirë për të shkatërruar mjedisin. Top Channel gjithashtu tregoi se një tjetër vendgrumbullim inertesh ndodhet në rrethrrotullimin e Çermës. Prezenca e kaq shumë vendgrumbullime  inertesh do të thotë që edhe numri i individëve apo aktiviteteve ndërtimore që marrin pjesë në këtë krim mjedisor është tepër i lartë.

Top Channel