Burri shpenzon $25,000 për të kthyer tankun britanik në taksi me televizor dhe kuzhinë (fotot)

22/11/2021 21:31

Një autoblindë ushtarake 6m e gjatë, që “pi” karburantin si ujë por nuk do t’ia dijë për gropat e rrugës, është kthyer në taksi personale për Merlin Batchelor.

Babai i familjes ka shpenzuar rreth $25,000 në tankun FV 432 që më parë përdorej nga ushtria britanike  dhe tani thotë se kërkon ta përdorë si taksi.

Mjeti që është kthyer në krenarinë e Batchelor, është në fakt një transportuese e blinduar personeli ushtarak.

Merlin thotë se del në rrrugë me të dhe e ka siguruar për 240 paundë në vit, më pak se një e treta e sigurimeve për makinën e tij Honda Civic. Kjo sepse shanset e dëmtimit të tankut në rrugë janë shumë më të vogla.

Ai thotë se tashmë mezi pret miratimin që ta përdorë si taksi, me hapësirë për deri në nëntë pasagjerë.

Brenda autoblindës 38 vjeçari Merlin ka vendosur ulëse, një televizor dhe një sobë ngrohjeje.

Ai ka nisur ta përdorë mjetin e tij për të bërë pazar me katër vajzat e tij nga një deri në 13 vjeçe, në Norwich, në verilindje të Britanisë.

“Gjithmonë kisha dëshiruar një tank. Një ditë dua të ndërtoje një kështjellë sepse më pëlqen tematika difensive”.

Por ka dhe disavantazhe pasi FV 432 harxhon shumë karburant dhe mbajtja e mbushur e serbatorit nuk është e thjeshtë.

Merlin thotë se nga brenda është shumë i rehatshëm: “Është shumë i mirë me vrimat e rrugës. Vajzave të mia u pëlqen shumë, duan të shkojnë në shkollë me të”.

Shpejtësia e tij maksimale është rreth 50 km në orë dhe disa FV 432 janë ende në shërbim me ushtrinë.

FOTO GALERI
1/5
Një autoblindë ushtarake 6m e gjatë, që “pi” karburantin si ujë por nuk do t’ia dijë për gropat e rrugës, është kthyer në taksi personale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA