Kosovë/ Numër i ulët infektimesh dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

21/11/2021 16:12

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar pozitivë me covid shtatë persona, duke e çuar numrin e rasteve aktive në vend 326.

Shifra bazohet në 1.524 mostra të testuara, ndërsa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete dhe u shëruan 33 pacientë.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 170.000 raste të infektimit.

Më herët, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet publike trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 42 pacientë.

“Prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 32 të tjerë post-Covid. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensive”, thuhet në njoftim.

Sa i takon vaksinimit deri më 21 nëntor mbi 755.000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta