
Influencer është hapësira që i është bashkëngjitur këtë sezon Të Diellës, ku personazhe të njohur të Instagramit janë në sfidë me njëri-tjetrin për të sjell ide sa më origjinal për marketing-un e produkteve.
Këtë javë, rubrikës ju bashkuan edhe dy hyrje të reja, dy motra binjake, Bora dhe Sara, të cilat janë make up artiste dhe do të bashkëveprojnë si një trup, pra do të jenë një konkurrente e vetme.
Nga ana tjetër, dy hyrjet e javës së kaluar Ditea Berisha dhe Adisa Gjomemo treguan se kishin marr komente pozitive dhe ishin ndjerë shumë mirë, madje ato edhe nga vet opinionisti Anaid Kaloti u vlerësuan për energjinë pozitive që po përcillnin në ekran.
Por si shkoj sfida e kësaj jave për vajzat, ato kishin për të reklamuar Tirana Bussnes Park, për të zbuluar nëse influencer-et arritën ta kalonin me sukses, videon e gjeni më poshtë:
Top Channel