23/11 22:09
Alani ka patur një dëshirë të pazakontë të cilën e ka ndarë me moderatoren Fjoralba Ponari në emisionin “Më Thuaj Një Dëshirë” në Top Channel. Ai ka kërkuar që të dobësojë gjyshen pasi ajo është mbipeshë dhe madje ka shumë qejf bakllavanë.
Fjoralba ka shkuar për vizitë në shtëpinë e tyre pa patur djeni dhe është prezantuar si një kuzhiniere. Fillimisht gjyshja nuk e kuptoi se kush e kishte përgatitur të gjithën këtë.
Më pas ajo realizoi edhe një pyetësor, ndoshta pyetësorin më të vështirë të jetës së saj. Aq sa zgjodhi të hante milingona vetëm që të mos zhdukeshin specat!
Por sigurisht që “Më Thuaj Një Dëshirë” e gjeti zgjidhjen për dobësimin e gjyshes, por për më tepër ndiqni episodin e plotë:
Top Channel