Inerte në zemër të Elbasanit. Mbetjet e ndërtimeve shkarkohen në zonën e Metalurgjikut dhe në anë të Shkumbinit

20/11/2021 19:37

Fushat me mbetje të ngurta në Elbasan janë shumë afër qendrës së qytetit.

Kjo panoramë e shëmtuar që po shihni në ekran është vetëm 8 km larg bashkisë së Elbasanit. Në zemër të Kombinatit Metalurgjik kamionët e inerteve kanë ngritur dhjetra pirgje me mbetje të ngurta.

Një katastrofe e tillë mjedisore nuk ka ndodhe sot, por prej vitesh aktivitet ndërtimore pasi shëmbin objektet e vjetra, tullat dhe copat e betonit i hidhen këtu buzë lumit të Shkumbinit. Të mbash këtë vend të pastër kërkon bashkëpunimin e policisë së shtetit, Inspektoriatit Kombëtarë të Mbrojtes së Territorit dhe shoqërisë.

Për të shkarkuar inertet ne Elbasan kamionëve nuk u duhet të qarkullojnë natën, krimi mjedisore ndodh në mesditë. Pavarësisht kësaj askush nuk është interesuar të gjej fajtorin që mbush shtratin e Lumit Shkumbin me inerte. Në shumë raste kamionët në ketë zonë nuk shkarkojnë vetëm inertet,por edhe mbetjet urbane, për këtë arsye ky landfill ilegal qelbet në erë ngordhësirash.

Sipas planit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve të gjitha mbetjet e ngurta duhet të vend depozitohen në një vend te përcaktuar nga rajoni ose pushteti lokal, më pas vjen procesi i përpunimit të tyre. Fatkeqësisht deri në momentin që bashkia e Elbasanit do të vendose të respektoj ligjet për mjedisin, zona e kombinati metalurgjik do të qëndrojë e mbushur me inerte.

Top Channel