Këtë të shtunë në emisionin “Më Thuaj Një Dëshirë” ka patur shumë emocione, të qeshura por edhe lot.
Kriselda ka humbur nënën e saj rreth 2 vite më parë, e pas kësaj humbje ajo do të rifitojë babain e saj. Sipas vogëlushes babai është I largët me të dhe nuk I ndan të gjitha problemet apo vështirësitë. Kriselda është rrëfyer për Fjoralba Ponarin ku mes lotësh ka kërkuar që të ketë një ditë të lumtur me babain e saj. Ajo ka disa mesazhe shumë të forta për ti dhënë si dhe do që ai të bëjë një premtim.
Babai kishte çuar Kriseldën për një takim me produksionin por nuk e dinte që personi që do ti bëhej surpriza ishte pikërisht ai. Teksa ka dëgjuar fjalët e Kriseldës, Kastrioti është përlotur dhe ka premtuar se do të kalojë më shumë kohë me të.
Një surprizë e bukur u zhvilluar për të dhe vogëlushen, për herë të parë në jetë ata bën një xhiro me helikopter, por ky është vetëm fillimi, sepse
surprizat nuk kanë të sosur!
Për më tepër ndiqni episodin e plotë:
Top Channel