Rusia ka sjellë gjithmonë disa nga yjet apo momentet më të pazakonta të sporteve, por askujt nuk i kishte shkuar në mendje se mund të organizohej një duel lufte mes një gruaje 50 kilogramëshe, profesioniste e kategorisë MMA, dhe një komentuesi të njohur në Youtube me peshë të paktën 230 kilogramë.
Luftimi ekstrem ndërgjinor u krye muaijn që shkoi, kur sportistja 29 vjeçare Darina Mazdyuk, e njohur dhe si ‘Mbretëresha e Kuqe’ u përball me blogerin e YouTube, Grigory Chistyakov në dyshen ndoshta më të papërputhur në historinë e luftimeve.
Por Mazdyuk raportohet se nuk u tremb as nga pesha e as nga gjinia e sfiduesit të shëndetshëm, madje thotë se sfida ishte një ide e saj.
Dhe ajo duket se me rrezikun mori shpërblimin e duhur , pasi eksperienca e saj e të qenit në kafaz me një burrë gjigant e ndoshta pak mbipeshë si Chistyakov, ishte diçka e rëndësishme për “ndërtimin e karakterit”.
Ajo u detyrua të duronte disa grushte si fillim, një prej të cilëve e goditi dhe e përplasi pas mureve të telit.
Por pasi gjyqtari dha shenjë për rinisjen, Mazdyuk lëshoi një të djathtë të pastër në nofull që rrëzoi përtokë burrin e madh. Pas rënies ajo i kërceu sipër dhe e detyroi atë të rrihte tre herë tokën, siç është sinjali i dorëzimit.
I gjithë luftimi zgjati 90 sekonda.
Pamjet janë bërë virale në rrjet dhe më pas vajza mori një kontratë të leverdisshme për disa luftime profesioniste, prej zyrtarëve në sallë që u impresionuan.
“Isha unë që e desha këtë,” tha Mazdyuk për rrjetin sportiv MMA Junkie.
“Më erdhi ideja të mundja dikë shumë më të madh se unë dhe ia dola, është një vlerë promocionale jo vetëm për Rusinë por dhe në SHBA duhet ta bëjnë, edhe në vende të tjera”.
“Duket se ishte një ide e mirë për të tërhequr vëmendje. Fitova një kontratë me grupin Bellator për disa luftime.”
Vajza ka në karrierën e saj MMA tre fitore e dy humbje – ose katër fitore nëse do të numërohej dhe firoja e saj ‘ndërgjinore’ me burrin e shëndoshë.
Top Channel