Depo ilegale e inerteve/ Në Kashar të Tiranës, mbetjet e ndërtimeve hidhen në mënyrë të jashtëligjshme

20/11/2021 15:02

Kjo fushë më inerte ndodhet ndodhet 7 kilometra larg qendrës së Tiranës. Në të gjithë zonën e Kasharit grupi i xhirmit të Top Channel gjeti disa vendepozitime inertesh.

Janë kamionët me inerte ato që shkarkojnë mbetjet e aktiviteteve ndërtimore. Ky vendgrumbullim ndodhet në mesin e kodrinave të Kasharit, edhe pse është shumë pranë qendrës së kryeqytetit, shkarkimi i tullave dhe gurëve bëhet në orët e para të mëngjesit. Për të gjetur shkaktarin e kësaj katastrofe mjedisore policia e shtetit sëbashku me IKMT-në duhet të bashkëpunojnë sëbashku.

Por ky nuk i vetmi vendepozitim me inerte, hedhja e inerteve në vende jo të përshtatshme është shtrirë pothuajse në të gjithë zonë e Kasharit. këtu jemi vetëm disa metra larg liqenit të Kasharit. Sic shihet dhe në pamje inertet janë hedhur pranë zonave të banuara, buzë rrugës kryesore ose në shtratin e përroit. Ndërsa disa metra më lart aty ku pushuesit duhet të shijojnë këtë panoramë, prania e inerteve dhe mbetjeve urbane e ka kthyer këtë kodrinë në një landfill ilegal.

Në Kashar depozitimi i inerteve ndodh pothuajse në çdo ditë të vitit, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar, shkelësit nuk janë dënuar apo gjobitur nga askush. Sipas planit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve çdo rajon në Shqipëri duhet të ketë një vendepozitim inertesh, por mësa duket një plan i tillë nuk aplikohet nga asnjë rajon ose bashki. Nëse numri i ladfilleve ilegale në Shqipëri shkon në 200, numri i vendgrumbullimit të inerteve është shumë herë më i madh.

Top Channel