Personat me probleme të shëndetit mendor nuk mund të qëndrojnë për shumë kohë të shtruar në institucionet e rehabilitimit, pasi nuk e lejojnë ligjet dhe konventat ndërkombëtare, që synojnë deinstitucionalizimin e tyre, pra kthimin në familje dhe shoqëri.
Por me daljen nga spitali, janë një sërë hallkash në terren, që monitorojnë mbarëvajtjen e rehabilitimit.
“Akoma nuk e kemi marrë veten, jemi të tronditur nga ngjarja në Fier. Fajin e kanë gjykatat, drejtësia, që i lënë të lirë.
Këta janë minë me sahat. Institucionet i kanë lënë njerëzit e rrezikshëm rrugëve, si qentë e Pavllovit.
Dikur kanë qenë plot spitalet psikiatrike, tani janë bosh. T’i çoji në shtëpi, por nëse kanë familjarë të përgjegjshëm.
Hallkat fillojnë që tek lagja, komuna, bashkia e vijnë deri këtu. Kryeplaku e di se çfarë banorësh ka zona, për rrjedhojë janë vigjilentë dhe i kanë të identifikuar problematikët. Lajmëro policinë, ambulancën dhe të përgjigjen kur ndodh gjë e dyshimtë.
Po nuk ka familjarë një i sëmurë mos e nxirr nga spitali, se të merr jetën“, shprehet qytetarët.
Top Channel