Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua heqja e orës policore, një sugjerim i dr. Ilir Alimehmetit, i cili ishte pro lëvizjes së lirë të njerëzve edhe pas orës 11.

“Pavarësisht nga ora kemi pasur stadium me 20-30 mijë njerëz pa asnjë problem, shifra që me kalimin e kohës u transmetuan në rritje rastesh. Nëse kemi këto situata dhe rrimë kapemi me orarin 23:00-6:00 atëherë s’ ka kuptim. Kur flasim për heqje të orës policore e kam fjalën për lëvizjen e njerëzve, jo hapjen e aktiviteteve”, u shpreh ai.

Më tej ishte këngëtarja Rovena Stefa ajo që ndërhyu.

“Aman doktor të flas pak unë se ju doktorëve ju dëgjojmë gjithë kohën. Le të vaksionohen ata që kanë nevojë, por s; është e drejtë të privohen nga jeta ata që janë vaksinuar. Duam liri”, tha Stefa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA