Një studim i Universitetit të Menaxhimit SDA Bocconi mbi ndikimin social-ekonomik të Coca-Cola në Shqipëri sjell shifra mbresëlënëse lidhur me burimet dhe vendet e punës që janë gjeneruar nga CCBS.
• Ndikimi ekonomik i kompanisë është 0.19% e PBB -së së vendit
• CCBS ka patur një impakt kompleksiv prej 2,800 punonjësish, nga të cilët punonjës direktë janë
342 ndërsa indirekt janë 2,458.• 410 furnitorë vendas, të cilëve iu shpërndanë 20% të burimeve të krijuara nga sektori i pijeve
• Pagat mbi mesataren, deri në mbi 56% më të larta për punonjësit e administratës dhe një përqindje e lartë e grave në pozicione drejtuese
Dekada më parë, nëse do të lexonim “Coca-Cola” dhe “shqiptare” në një fjali, do të na ishte dukur e pabesueshme. Dikur një simbol i botës së ndaluar jashtë Shqipërisë totalitariste, sot mund të themi pa u druajtur se Coca-Cola është më shqiptare nga ç’mendoni! 27 vite pas hapjes së fabrikës së Coca-Cola Bottling Shqipëria në Tiranë, ndikimi i Coca-Cola në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare është shumë më domethënës sesa mund të na e kishte marrë mendja.
Një raport i publikuar së fundmi sjell të dhëna mbresëlënëse nga studimi i Universitetit të Menaxhimit SDA Bocconi, sa i takon të ardhurave të gjeneruara dhe vendeve të punës të hapura në sajë të prezencës së Coca-Cola në Shqipëri në 2019-ën.
3,267 milionë Lekë ka gjeneruar Coca-Cola në Shqipëri; sa 0,19% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Gjithashtu, impakti kompleksiv i Coca-Cola në 2019-ën sa i takon punonjësve ishte 2,800, nga të cilët punonjës direktë janë 342 ndërsa indirekt janë 2,458. Këto janë vetëm dy nga treguesit tejet pozitivë të kompanisë që nënvizohen në raportin e drejtuar nga profesorët Fabrizio Perretti dhe Stefano Basaglia.
Coca- Cola në Shqipëri mban vendin e parë mes sipërmarrjeve prodhuese të pijeve, duke mbuluar 34.98% të vlerës së xhiros së këtij grupi, si edhe duke punësuar 21.19% të punonjësve të këtij grupi sipërmarrjesh. Coca-Cola në Shqipëri operon me 410 furnitorë lokalë dhe konsiderohet nga autorët e studimit si një “kompani fokale” e cila ndikon në mënyrë të ndjeshme tek sipërmarrjet që janë pjesë e këtij zinxhiri.
Për çdo vartës direkt të CCBS, korrespondojnë rreth 16 vende pune në ekonominë shqiptare. Nëse i referohemi strukturës së familjeve shqiptare, 21,313 njerëz varen pjesërisht ose plotësisht nga të ardhurat e gjeneruara direkt dhe indirekt nga Coca- Cola në Shqipëri.
Pagat e punonjësve të CCBS janë më të larta sesa paga mesatare e vendit: deri në 56% më të larta për punonjësit e administratës; 14% më të larta për specialistët dhe përfaqësuesit e shitjes dhe për menaxherët dhe ekzekutivët deri në 40% më të larta.
CCBS zotëron tregues shumë pozitivë edhe sa i takon punësimit të gruas: 80% e punonjësve në pozicione drejtuese të Coca-Cola në Shqipëri janë gra.
Raporti ndalet edhe tek ndikimi mjedisor. Coca-Cola në Shqipëri udhëheq me modelin e korporatës së angazhuar në çështje mjedisore, duke realizuar investime gjigande për reduktimin e faktorëve që ndikojnë tek mjedisi, investime që nga pajisjet, tek flota e makinave dhe deri tek vetë produkti, të gjitha në të mirë të mjedisit.
Në 2010-ën, Coca-Cola solli në Shqipëri sistemin e parë dhe më të madh të pastrimit të ujit të shkarkuar duke e përdorur atë për ujitjen e pemëve, një investim prej 1 milion Euro. Vitin e kaluar, Coca-Cola në Shqipëri udhëhoqi lëvizshmërinë e gjelbër, duke e këmbyer flotën komerciale në Tiranë me makina 100% elektrike dhe duke vijuar në 2021-shin me zgjerimin e këtij projekti në Durrës e Kavajë, me rezultat 242 tonë më pak CO₂ të emetuar, e barazvlefshme me kontributin që ofrojnë mbi 18,000 pemë çdo vit.
Këtë vit, Coca-Cola bëri edhe një tjetër investim gjigand në Shqipëri në të mirën e mjedisit, duke realizuar me sukses investimin në impiantin fotovoltaik me sipërfaqe 10,680 m² të instaluar ne taracën e stabilimentit, investim ky në vlerën 1,260,000 Euro.
Coca-Cola në Shqipëri prezantoi në korrik të këtij viti shishet me plastikë 100% të ricikluar (rPET), për të gjitha markat në portofolin e kompanisë në formatet 0.45L& 0.9L, duke investuar në një total prej 4,740,000 paketimesh, vetëm gjatë vitit 2021.
Kjo nismë mundëson qarkullimin nga shishja- në shishe- në një shishe të re. Coca-Cola në Shqipëri prezantoi edhe shishen e re dinamike të produktit Sprite, një largim nga paketimi i saj historik jeshil, për një PET transparent lehtësisht të riciklueshëm dhe të ricikluar.
Këto risi, në prodhimin me shishe rPET, janë pjesë e strategjisë afatgjatë të kompanisë “The Coca-Cola Company”, në kuadër të projektit “Bota pa Mbetje”.
Top Channel