SHBA krijon “bishën”: Vjen SSN-X, nëndetësja e “pashkatërrueshme” që mban 50 Tomahawk

17/11/2021 14:35

Mes tensioneve që kanë shkaktuar së fundi aktivitetet e shtuara nënujore ruse në Atlantikun Verior dhe në afërsi të brigjeve lindore të SHBA-së, mbërrin lajmi se SHBA-ja po ndërton një nëndetëse të re, më të fuqishme sesa ato ekzistueset. Ekspertë të ndryshëm pohojnë se nëndetëset ruse të sulmit janë ndër më efikaset në botë aktualisht.

Nëndetëset bërthamore Alfa dhe Akula dikur sundonin oqeanet, thonë ata, e konsideroheshin më të mirat në planet. Por nëndetëset e klasës Yasen, erdhën në një variant më të përmirësuar dhe padyshim përbëjnë një kërcënim të fortë, e thuhet se marina ruse po krijon dhe një lloj të ri, 545 Laika, e mbiquajtur “demoni i shpejtësisë”.

Megjithatë, SHBA-ja duket se po përgatit një nëndetëse më të shpejtë dhe më rezistente se ato. SSN(X) konsiderohet si një përbindësh i vërtetë deti, që për më tepër mendohet se do të arrijë të mbajë një nivel rekord prej 50 raketash Tomahawk.

Do të jetë një model më i madh, më i shpejte por edhe më i heshtur se paraardhësit e tij, me një kapacitet të jashtëzakonshëm gjithashtu për të ndarë informacione me anije, avionë dhe nëndetëse të reja kur vjen fjala për lëvizjet e armikut.

Top Channel