Reagon portierja ‘e dyshimtë’ e femrave të Iranit: Jam grua, mos diskriminoni se do t’ju padis (fotot)

17/11/2021 20:22

Portierja e shumë-përfolur e kombëtares së futbollit të femrave të Iranit ka folur sot në lidhej me dyshimet për gjininë e saj, duke thënë se do të padisë federatën e Jordanisë që nisi akuzat publike kundër saj kur tha se “mund të ishte burrë”.

32 vjeçarja Zohreh Koudaei priti dy penallti në fitoren 4-2 me 11-metersha kundër Jordanisë në Uzbekistan një muaj më parë, duke kaluar kombëtaren iraniane të grave në finalet e para të Kupës së Azisë.

Por pas ndeshjes federata jordaneze kërkoi “verifikim të gjinisë” për  portieren Koudaei nga federata aziatike e futbollit (AFC) dhe lajmi eshte kthyer ne humor per mediat e te gjithe botes.

Sot Koudaei reagoi me indinjatë: “Unë jam grua. Kjo është sjellë e rëndë nga Jordania”.

“Për këtë do të padis federatën jordaneze të futbollit”, shtoi ajo sipas të përditshmes turke Hurriyet.

Në letrën e ankesës së federatës së Jordanisë citoheshin dyshime për “plotësimin e kritereve të pjesëmarrjes për një futbolliste të vecantë” si dhe shtohej se Irani ka precedentë për çështjet e gjinisë dhe të përdorimin e substancave të ndaluara, prandaj duhej ndjekur një proces i përshtatshëm.

Edhe trajnerja e skuadrës iraniane të femrave mohonte pretendimet duke thënë se skuadra e Jordanisë, të cilat ishin favorite për kualifikimin, kërkonin justifikime për humbjen e ndeshjes.

Trajnerja e femrave të Iranit, Maryam Irandoost, tha të dielën për rrjetin vendas Varzesh3: “Stafi mjekësor ka ekzaminuar me imtësi të gjitha futbollistet e skuadrës kombëtare për hormone për të evituar probleme të tilla, prandaj tifozët nuk duhet të shqetësohen”.

FOTO GALERI
1/9
Portierja e shumë-përfolur e kombëtares së futbollit të femrave të Iranit ka folur sot në lidhej me dyshimet për gjininë e saj

Top Channel