Kosova ka regjistruar 17 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se të mërkurën, më 17 nëntor, janë testuar 1.544 mostra.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Janë shëruar 19 persona, ndërsa 405 persona janë ende aktivë me koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.980 persona kanë vdekur.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të këtij viti.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.5 milion doza të vaksinës.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat ka shkuar në 752.365, kurse 847.007 kanë marrë dozën e parë.

Kjo i bie që deri më 17 nëntor është vaksinuar plotësisht 41.8 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA