I vaksinuar me dozën e parë AstraZeneca, mediat italiane: Humb jetën nga Covid i riu shqiptar

17/11/2021 17:38

37-vjeçari Flogert Kamberi ka humbur jetën nga Covid-19, edhe pse ishte i vaksinuar me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Mediat e huaja kanë dhënë lajmin e hidhur, ku shkruajnë se Kamberi, me profesion shofer kamioni, humbi jetën në La Spezia të Italisë edhe pse kishte kryer një muaj më parë dozën e parë të vaksinës antiCovid në Shqipëri.

I riu, që së shpejti do të bëhej sërish baba, synonte që të përfundonte ciklin e vaksinimit sapo të kthehej në Itali, ndërsa nuk mundi të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës, edhe pse i vaksinuar me një dozë të vaksinës AstraZeneca.

“Ai la gruan e tij shtatzënë dhe ishte baba i një tjetër fëmije”, shkruajnë më tej mediat e huaja.

Top Channel