2 tërmete të njëpasnjëshme shkundin Turqinë/ Ja momentet e tmerrit kur njerëzit dalin me vrap nga baret dhe braktisin shtëpitë

17/11/2021 17:50

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter tronditi sot pasdite Turqinë Perëndimore, duke krijuar panik te qytetarët.

Tërmeti është regjistruar në zonën Düzce në një thellësi prej 7.9 kilometrash, ndërsa epiqendra ishte rreth 200 kilometra larg Stambollit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke, ndërsa pas tërmetit të parë, pati një lëkundje të dytë me magnitudë 4.3 ballë.

Mediat turke kanë publikuar pamjet kur njerëzit largohen të tmerruar nga supermarketet apo bar-et në momentin e lëkundjeve të forta.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Kujtojmë se Turqia kohët e fundit ka pasur edhe tërmete të tjera që kanë shkaktuar viktima.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel