27/11 18:00
Rreth 500 familje dhe fëmijë me aftësi të kufizuar në Shkozë, mund të marrin shërbime në Qendrën Komunitare, që tashmë është rikonstruktuar.
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetin social “Facebook”, me pamje nga qendra e transformuar për komunitetin e zonës.
“Mirëmëngjes dhe me punën që kemi bërë për transformimin e Qendrës Komunitare në Shkozë, duke e kthyer në një mjedis krejt të ri për njerëzit në nevojë, duke i shërbyer çdo ditë mbi 500 familjeve dhe fëmijëve me aftësi të veçanta, për të cilët mbështetja do të vijojë të jetë në çdo ditë të punës tonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Top Channel