Vaji i peshkut/ Efektet e panjohura në organizëm kur e teproni me dozat

16/11/2021 06:32

Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, eliminimin e inflamacionit dhe zbutjen e simptomave të reumatizmës. Megjithatë, këto vlera nuk duhet t’ju shtyjnë ta teproni me vajin e peshkut. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për efektet anësore të përdorimit të tepruar të vajit të peshkut.

Niveli I Lartë I Sheqerit Në Gjak
Studimet, sugjerojnë se konsumi i tepërt i acideve yndyrore mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët. Kjo ndodh sepse dozat e mëdha të acideve yndyrore stimulojnë prodhimin e glukozës. Ajo nxit rritjen e nivelin e sheqerit në gjak për një periudhë afatgjatë.

Gjakderdhja
Ekspertët thonë se marrja e dozave të mëdha të vajit të peshkut pengon mpiksjen e gjakut. Një gjë e tillë besohet të rrisë rrezikun e gjakderdhjes dhe njeriu të ketë më shumë gjakderdhje nga hunda apo mishrat e dhëmbëve.

Tensioni I Ulët I Gjakut
Acidet yndyrore omega-3 ulin tensionin e gjakut. Ndaj njerëzit që marrin medikamente për uljen e tensionit duhet të frenohen nga dëshira për ta tepruar me vajin e peshkut.

Diarea
Diarea është një efekt anësor i shpeshtë i konsumit të suplementëve të acideve yndyrore omega-3 siç janë vaji i peshkut, apo ai i farave të linit.

Urthi
Dozat e moderuara të vajit të peshkut mund të zbusin simptomat e urthit, por dozat e larta kanë efekt të kundërt. Tek disa njerëz, ato shkaktojnë të përziera, probleme me tretjen dhe urth.

Ishemia
Disa studime, kanë zbuluar se dozat e larta të acideve yndyrore omega-3 mund të rrisin rrezikun e hemoragjisë cerebrale dhe ishemisë. Por gjetjet e këtyre studimeve nuk janë përfundimtare.

Shtimi Në Peshë
Vaji i peshkut përmban shumë yndyrna dhe kalori. Në rastin e dozave të mëdha të vajit të peshkut, yndyrnat dhe kaloritë mund të nxisin shtimin në peshë.

Toksicitet Të Lartë
Disa lloje të suplementëve të acideve yndyrore omega-3, siç është vaji i mëlçisë së merlucit përmbajnë shumë vitaminë A. Nëse merrni doza të larta, kjo vitaminë mund të jetë toksike për organizmin.

Pagjumësia
Dozat e moderuara të vajit të peshkut mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit. Por nëse ju e teproni me vajin e peshkut atëherë me gjasë do të vuani nga pagjumësia.

Dozat E Rekomanduara Të Vajit Të Peshkut
Shumë prej organizatave botërore të shëndetit rekomandojnë një dozë prej 250 deri në 500 miligramë të dy formave thelbësore të acideve yndyrore omega-3 siç janë EPA dhe DHA. Njerëz që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose niveli i lartë i triglicerideve mund të konsumojnë sasi më të mëdha. Për shembull, një sasi prej 1000 mg të vajit të peshkut në formë xheli përmban një sasi të kombinuar të acideve EPA dhe DHA prej 250 mg. Nëse vëreni simptoma negative ju mund të ulni sasinë e vajit të peshkut që konsumoni rregullisht./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA