29/11 23:02
Një pamje e tillë e shoqëron çdo ditë fshatin Gocaj, banorë me bidona në duar që drejtohen në një çezmë më larg fshatit të tyre për të mbushur ujë.
Banorët thonë se përveç mungesës së ujit të pijshëm kanë pësuar dhe dëme në pajisjet elektro-shtëpiake nga uji i ndotur që vjen në çezma.
Prej vitesh ata thonë se kanë marrë premtime për një ujësjellës të ri, por si duket kanë mbetur vetëm premtime pasi këta banorë prej 30 vitesh nuk furnizohen me ujë të pijshëm.
E sikur të mos mjaftonte vetëm mungesa e ujit këta banorë përballen çdo ditë me braktisjen e fshatit nga banorët duke e lënë këtë fshat me jo më shumë se 600 banorë.
Top Channel