Kosova heq kufizimet në për importin e bagëtive nga Shqipëria, Agjencia e Veterinarisë konstaton se sëmundjet nuk janë më të pranishme Biznesmeni italian Davide Pecorelli është gati të vuajë dënimin në Shqipëri nëse çështja shkon për gjykim në përfundim të hetimeve për mashtrimin ku u hoq si i vdekur dhe ndërroi identitet duke jetuar në Vlorë me emrin Cristiano.
“E di qe kanë hetuar dhe di qe kamë marre ne pyetje dhe disa nga miqtë dhe te njohurit e mi kjo nuk me erdhi mire por pres përfundimin, po te them te vërtetën pak i shqetësuar jam …Uroj qe te jene te drejte ne kete rast sepse Nuk kam vrare askënd, është e vërtete kam kryer disa vepra por vete deklarata ime është pranim faji sepse Nuk Ka prova materiale. Prandaj po te përgjigjem: Po do vij te shlyej dënimin aty. Po te kete nje denim, por shpresojmë te mos jete i tillë. Jam baba me 4 fëmije Dhe do te doja te jem me ata por jam gati te shlyej dënimin ne burgjet shqiptare qe te jem një njeri i lire”, u shpreh ai.
Por a e ka gjetur thesarin për të cilin u fliste miqve vlonjate?
“Ka nje hetim te prokurorisë se Grossetos dhe jam pyetur dy jave me pare, sepse ata kane gjetur disa pjese , kane gjetur edhe celsat e një garazhi Ku mendojnë qe une kam fshehur diçka. Kam zgjedhur te drejtën te hesht per kete dhe ne fakt karabinierët janë nevrikosur. Une mund te them qe thesarin e kam pare, i kam pare dy arkat , i kam prekur dhe fotografuar.Nuk kam marre monedha, sepse janë prone e shtetit ato, edhe nje Monedhe e vetme është vepër penale ta marrësh. Eshte pervetesim ne Itali”, tha më tej Pecorelli.
Pasi u hoq si vdekur për muaj me radhe Pecoreli thotë se më në fund e ka hequr stresin e mungesës së parave dhe së është i lumtur edhe pa to. Ai thotë se pavarësisht përgjigjes së prokurorisë se Pukës që pritet në nëntor ai do të kthehet sërish në Shqipëri në muajin gusht
Top Channel