Palestinezët mbajnë funeralin e të riut të vrarë nga ushtria izraelite gjatë arrestimeve (fotot)

16/11/2021 19:54

Qindra të rinj palestinezë merrnin pjesë në funeralin e 26-vjeçarit Saddam Bani Odeh, i cili u vra mëngjesin e sotëm nga trupat izraelite në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor.

Autoritetet palestineze dhe izraelite thanë se Bani Odeh, vdiq në spital nga një plumb në gjoks gjatë përleshjeve në veri të qytezës së Tubas.

Ushtria izraelite tha se po kryente një operacion për arrestimin e dy “të dyshuarve” sot në Tubas, kur ndaj trupave ushtarake ishte qëlluar me armë dhe mjete eksplozive nga nje automjet.

“Ushtarët reaguan duke hapur zjarr ndaj aurtomjetit të dyshuar”, tha ushtria, duke shtuar se nuk kishte të lënduar prej tyre, por kishin marrë njoftimet për një palestinez të vrarë.

Përplasje të tilla ndodhin shpesh në Bregun Perëndimor kur ushtria izraelite hyn në  zonat palestineze për të bërë arrestime pas demonstratave.

FOTO GALERI
1/4
26-vjeçari Saddam Bani Odeh u vra mëngjesin e sotëm nga trupat izraelite në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor

Top Channel