Kevin De Bruyne është një nga lojtarët kryesorë të Manchester City. Pep Guardiola e cilëson thelbësor për skemat e tij ultra ofensive, me belgun që është “truri” i lojës së kampionëve të Anglisë.
30-vjeçari zbulon një prapaskenë interesante në lidhje me trajnerin spanjoll dhe “fiksimet” e tij në çastet përpara fillimit të ndeshjeve. “Bëjmë mbledhje përpara fillimit të ndeshjeve, ndodh gjithmonë. Guardiola fillon e flet dhe na tregon se duhet të bëjmë këtë apo të mos harrojmë këtë tjetrën, teksa na karikon dhe na jep forcë.
Por, në disa raste ne e pyesim se kush janë ata që do të luajnë… ‘Dakord Pep, por kush nga ne do të zbresë në fushë?’, i themi herë pas here. Nga dëshira e madhe dhe entuziazmi për të zbritur në fushë, Pep harron të na tregojë formacionin titullar. Ai është i gatuar në këtë formë.
Filozofia e tij është e rëndësishme. Pep dëshiron të fitojë gjithmonë, ama do ta bëjë sipas ideve të veta. Preferon të humbasë përpara se të fitojë me kundërsulme. Ai e adhuron futbollin sulmues”, përfundon De Bruyne.
Top Channel