Në Durrës nuk gjen vetëm plazhin. Këtu jemi në fshatin Kamerras të Durrësit, Luan Hasa prej 30 vitesh punon tokën e tij.

Ai thotë se të ardhurat mujore që i sjellin domatet dhe specat janë shumë herë më të larta se një familje që punon në administratë.

“Zakonisht merrem me domate dhe speca, sipërfaqe kam 3 dynum e gjysmë. Tregun më të shumtën e çoj në Tiranë, çmimi i kësaj domateje sot është 80 Lekë të reja. Ky është çmim shumë i mirë. Gjithsej domate dhe speca unë prodhoj 500 kuintal, që në vlerë parash i bie 30 mln Lekë të vjetra në vit kjo shumë është shumë e kënaqshme”.

Tregu nuk është problem për Luanin, edhe pse për të shitur prodhimin e tij bujqësorë atij në shumë raste i duhet të punoj mbi 20 orë në ditë.

“Një herë në dy ditë shkoj në treg në orën 12 të natës nisëm nga këtu dhe dërgoj arkat me domate tek tregtarët, aq sa duan ata. Më pas kthehem në shtëpi nga ora 3 e mëngjesit fle gjumë deri në orën 7 të mëngjesit më pas vij këtu në serë. Fëmijët e duan duan këtë punë, edhe pse unë jetoj shumë mirë. Djali im duhet të merret më këtë punë se kam 30 vjet që punoj tokën, fëmijët tim e gënjen mendja që mund të gjej më mirë se këtu”.

Për domaten rose dhe specat kërkesat janë në çdo muaj të vitit. Për këtë arsye Luani hoqi dorë nga kulturat e tjera bujqësore. Luani thotë se bujqësia të siguron jetë të mirë nëse do natyrën, në të kundërt toka nuk të jep prodhim bujqësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA