​Haradinaj tregon pse Kurti humbi në Prishtinë, Mitrovicë e Prizren

16/11/2021 22:31

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka folur për zgjedhjet lokale të këtij viti në Kosovë.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti gaboi në raport me qeverisjen lokale, duke aluduar në humbjen e Lëvizjes Vetëvendosjes në disa komuna.

“Është e vërtetë se deri më tani qasja ka qenë mjaft e rrezikshme. Qeveria Kurti i ka dëmtuar komunat. Kjo është edhe një prej arsyeve pse Kurti ka humb disa komuna të vetat si rasti i Prishtinës ose Mitrovicën, ose Prizrenin”, tha Haradinaj.

Sipas tij, faji për humbjen nuk iu takon kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por vetë liderit të kësaj partie.

“Bahtiri e Haskuka janë kritikuar shumë, por Kurti në projekte kapitale. Kurti i ka tërheq projektet kapitale dhe kur i lë komunat pa projekte zhvillimore i dobëson”, tha Haradinaj, i cili ka komentuar edhe deklaratat e Kurtit për “mbikëqyrje të komunave”.

“Mendoj se është gabim. Këta janë të zgjedhur të popullit direkt, ky s’ka pushtet mbi kryetarët e komunat. E ka kuptuar gabim rolin e vet. Po shkon prej gabimi në gabim”, tha Haradinaj në Prime të RTK-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA