Roshi: Të kënaqemi me vendin e tretë dhe ta harrojmë Anglinë, ky grup meriton respekt

15/11/2021 23:45

Pas ndeshjes se sotme të Shqipërisë ndaj Andorrës, ka folur edhe Odise Roshi, i cili është shprehur se kuqezinjtë duhet të kënaqen me vendin e tretë në grup dhe se ekipi meriton respekt.

Ndeshje e zhvilluar me shumë grintë dhe me luftë, ishte edhe për të treguar veten për të marrë më shumë minuta? “Unë jap gjithnjë 110%, pavarësisht minutave që kam. E dinim që ishte ndeshje e vështirë se edhe atje e kemi pasur të vështirë. Për këtë ekip vendosëm një rekord dhe vetëm ndeshja me Poloninën na ndau.

Të kënaqemi me vendin e tretë dhe ta harrojmë Anglinë se ata janë të fortë. Ky grup është rritur shumë dhe meritron respekt. Duhej të ishim të kujdesshëm se me një rast të shënojnë. Ne krijuam shumë raste, por vetëm me penallti shënuam. Megjithatë, të rëndësishme ishin vetëm tre pikët”.

Mungesa e pasimit të Bajramit? “Më erdhi keq, por besoj se nuk më ka parë dhe ka goditur vetë portën. Do më pëlqente ta pasonte”. Dhuruat shumë harkime, por nuk u finalizua asnjë? “Më vjen keq se ofrova disa herë topin në zonë…”, u shpreh Roshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA