Ernest Muçi debutoi sot me kombëtaren shqiptare. Trajneri Reja hodhi sulmuesin e Legias së Varshavës në fushën në minutën e 56’ të ndeshjes Shqipëri-Andorra, sfidë që e fituam 1-0.

20-vjeçari i talentuar foli pas ndeshjes, duke mos e fshehur gëzimin e tij për debutimin, teksa zbulon direktivat që i dha Reja. “U ndjeva mirë që debutova. Trajneri më thërriti pas mungesave, jam i lumtur që mora disa minuta.

Shpresoj që të bëj mirë te klubi im, që të fitoj një vend këtu. Atmosfera është shumë e mirë, shpresoj të jem pjesë e këtij ekipi. Uzuni kishte luajtur nga fillimi dhe kishte luajtur në Angli. Unë isha më i freskët dhe trajneri më tha se duhet të mbroja më shumë”, deklaroi sulmuesi i Legias së Varshavës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA