E paprecedentë në Serbi, dalin pamjet e dhunës ndaj atyre që kritikojnë publikisht qeverinë dhe kryeministrin Vuçiç
Një doktoreshë është pezulluar nga puna në një spital të Houston, SHBA për përhapje dezinformimi mbi koronavirusin dhe për “dëmtim të komunitetit”.
Drejtuesit e spitalit Houston Methodist thanë se Dr Mary Bowden, specialiste e veshit, fytit e hundës ka shpërndarë “dezinformim të rrezikshëm” mbi Covid dhe ka shpërndarë informacione personale e profesionale të cilat spitali i konsideronte “të dëmshme për komunitetin”.
Bowden, e cila ishte punësuar së fundmi nga spitali, në disa postime kishte shprehur se ishte kundër vaksinimit të detyruar të Covid-19.
Ajo përdorte gjithashtu rrjetin social Twitter për të promovuar mjekimin ‘Ivermectin’ për trajtimin e Covid-19, megjithse doktorët e zyrtarizuar në SHBA kanë paralajmëruar të mos përdorin mjekimin anti-parasitik si trajtim koronavirusi.
Rezistenca ndaj vaksinimeve të detyruara dhe masave të tjera arbitrare shëndetësore, është e përhapur në shtetet tradicionalisht republikane të SHBA, megjithë një shtim të kohëve të fundit të rasteve të infektimit.
Avokati i Bowden, Steve Mitby, tha se doktoresha nuk është kundër vaksinave dhe shtoi se ka trajtuar më shumë se 2,000 pacientë me Covid-19.
“Ashtu si shumë amerikanë të tjerë, Dr Bowden beson se njerëzit duhet të ketë të drejtën e tyre të zgjedhin, dhe ajo beson se pa dalluar nga statusi i vaksinimit ose jo, njerëzit duhet të kenë të njëjtin akses në shëndetësi”, tha avokati i saj.
Vetë Bowden është e vaksinuar, një kërkesë kjo për të gjithë të punësuarit e spitalit Houston Methodist.
Top Channel