Çekiçi: Nuk festova dot se ishte stadiumi bosh, fitorja për të bashkuar grupin

15/11/2021 23:38

Endri Çekiçi realizoi golin e fitores për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Andorrës, teksa lojtari i kuqezinjve theksoi se nuk festoi shumë edhe pse ishte goli i parë me kombëtaren pasi në stadium mungonin tifozët, ndërsa shtoi se golin ia dedikon mamasë.

Goli i parë në kombëtare, por nuk festove shumë? “Po ishim pa tifozë dhe e kisha ëndërruar para tifozëve. Shpresoj në të ardhmen të ketë gola të tjerë dhe të festoj më shumë. Në pjesën e parë kishim shanse, na mungoi fati. Neglizhuam pak dhe nuk duhet të ndodhin në ndeshje të tjera, pas humbjes me Anglinë na duhej fitorja për t’u rikthyer më të fortë psikologjikisht dhe për të bashkuar grupin”.

Dedikim për golin? “Gjithmonë goli i parë shkon për familjen, është për mamin më shumë”. Duhet të marrësh më shumë përgjegjësi… “Edhe përgjegjësia vjen me shtimin e minutave, kjo është ndeshja ime e parë për 90 minuta. Shpresoj në të ardhmen të përmirësohem dhe të kem më shumjë minuta”, u shpreh Çekiçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA