Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fati i lojërave” ku si rezultat kanë rënë në pranga 5 persona, janë proceduar penalisht dy të tjerë dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se janë sekuestruar edhe shuma të konsiderueshme parash 11 njësi kompjuterike, lëndë narkotike kanabis, 10 aparate celular dhe sende të tjera të kundraligjshme.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin e shtetasit U. S, 40 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular dhe një shumë parash (të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme).
Gjithashtu, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.3 dhe nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.4 u proceduan në gjendje të lirë shtetasit L. G, 46 vjeç dhe L. B, 27 vjeç, pasi në lokalit e tyre përkatëse, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularit”, njofton policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel