Një e re bukuroshe ka treguar së fundmi se një “çrregullim karakteri” që ka, e bën të tradhtojë rregullisht të dashurit e saj pasi “është e varur nga të tjerët për të ruajtur vetë-vlerësimin dhe nuk është e aftë të “prodhojë respekt të brendshëm”.
26 vjeçarja Kanika Batra, finaliste e konkurrimit “Miss World Australia” thotë se ka “çrregullimin narcizist të karakterit” që i sjell epshe impulsive, ndjesi zbrazëtie dhe humor të paqëndrueshëm.
Batra thotë se mbështetet rregullisht te të tjerët, si për shembull 180,000 ndjekësit e saj në rrjetin Instagram për të inkurajuar veten, por thotë se shpesh shkon me mendjen e saj në ‘vende shumë, shumë të errëta’, kur mbështetja e jashtme i shterron.
“Kur marr komente pozitive ndjehem shumë mirë, mirëpo ato nuk zgjasin shumë”, thotë ajo në intervistën me rrjetin SBS Insight.
“Ndërsa kur më shajnë, më lëndojnë shumë më tepër nga sa mund ta shpjegoj”.
“Ndjej vetëm vlerësimet e jashtme, nuk mund të prodhoj vetëvlerësim të brendshëm”.
Modelja nga Sydney thotë se hyn në spirale tërbimi kur diçka e ofendon.
Batra, e cila është e fejuar me të dashurin Sam, ka thënë në një intervistë se ka tradhtuar të tre të dashurit e mëparshëm pasi nuk e kishte ndjesinë e fajit që vjen zakonisht me tradhtinë e partnerit.
“Nuk ndjehesha në faj, nuk është se nuk shkoja në shtëpi apo nuk më zinte gjumi se kisha tradhtuar të dashurin, atë pjesë e fikja fare për ta lënë diku larg në mendje”.
Por pas konsultimeve me psikiatrin, Batra thotë se ka arritur ta heqë këtë sjellje dhe të bëhet më e ndërgjegjshme.
“Tani unë e respektoj partnerin tim. E kuptoj se duhet të plotësoj dhe ndjenjat e tij përveç të miave”, thotë ajo.
Ajo thotë se pëlqen të jetë e hapur dhe e drejtpërdrejtë me djemtë që njeh, por nuk e tregon çrregullimin e saj të karakterit derisa të njohë një kandidat të mundshëm për partner.
“Ka shumë stigmatizim dhe urrejtje per shendetin mendor, kështu që dua t’i jap vetes të gjitha shanset fillimisht”, thotë ajo.
Top Channel