Graniti e mbylli aventurën e tij në Big Brother Vip. Publiku kishte vendosur që këtë të premte të linte ai shtëpinë më të famshme pas një muaji qëndrimi brenda.

Largimin e Graniti e përjetoi rëndë Fifi, e cila në mes lotësh u përshëndet me të, teksa banorët e tjerë u munduan ta qetësonin këngëtaren.

Graniti bëhet banori i pestë që u largua nga spektakli, katër që u larguan nga vota e publikut dhe Igli që e la shtëpinë javën e kaluar për shkak të arsyeve shëndetësore.

Top Channel