Shëngjin, deti ndotet nga nafta/ Shpallet në kërkim kapiteni i anijes që hodhi mbetjet

12/11/2021 21:57

Ndotja është konstatuar nga banorët e Shëngjinit të cilët u alarmuan nga era e rëndë.

Nga verifikimet në terren, dukej ndotja nga hidrokarburet në të gjithë gjirin bregdetar.

Pasi e mësuan nga mediat për të verifikuar situatën, në terren mbërritën përfaqësues të agjencisë rajonale të mjedisit, policia kufitare dhe ajo e Lezhës  të cilët verifikuan situatën e krijuar.

Dr. i Agjencisë rajonale të mjedisit u shpreh se do bëhet inspektimi i anijeve, të cilat kanë kaluar gjatë ditëve të fundit në këtë territor nëse janë ata shkaktarët e kësaj ndotje.

Pas inspektimeve të bëra pritet të zbardhen autorët të cilët shkaktuan këtë dëm ekologjik në Shëngjin.

Top Channel