Që nga ndalimi i fustanit të bardhë te martesa me qen, rregullat e pazakonta të dasmave indiane
12/11/2021 16:58
Dasmat indiane përveçse janë festa shumë të rëndësishme, janë dhe ceremoni ku duhet të respektohen në mënyrë të rreptë traditat dhe ritualet.
Për shembull, data e dasmës përcaktohet nga astrologjia, që varet nga shenja e horoskopit të nuses dhe dhëndrit, çifti nuk mund të zgjedhin vetë një datë të shënuar për ta.
Po ashtu ka rregulla strikte se si duhet të duket nusja në këtë ditë të rëndësishme, ku ndër të tjera, është e ndaluar të veshë fustan të bardhë.
Disa rituale duken shumë qesharake për ne, si për shembull vjehrra i tërheq hundën dhëndrit kur vjen apo larja e këmbëve të tij me qumësht dhe mjaltë gjatë ceremonisë martesore.
Top Channel