Pamjet që shihni tregojnë katastrofë mjedisore në bregdetin e Shëngjinit.

Një sasi e madhe nafte është derdhur në det, duke krijuar një ndotje me nivele të frikshme dhe aromë shumë të rendë në zonën e plazhit.

Ndotja ka ndodhur në 1 km të gjatësisë bregdetare duke shkaktuar jo vetëm krim mjedisor ndërsa era e keqe ka pushtuar të gjithë zonën e bregdetit.

Ende nuk dihen shkaktarët e ndotjes dhe ne terren nuk ndodhet asnjë nga institucionet përgjegjëse.

Top Channel