Lukashenko paralajmëron ndërprerje të furnizimit me gaz për Evropën

12/11/2021 03:16

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko paralajmëroi të enjten se mund të ndërpresë rrjedhën e gazit rus që përmes vendit të tij arrin në Evropën Perëndimore.

Deklarata e Lukashenko erdhi teksa BE bëhet gati të vendosë sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, të cilën e akuzon për orkestrimin e një “sulmi hibrid” ndaj Bllokut, duke inkurajuar emigrantët që të hyjnë në territorin evropian.

Por paralajmërimi i presidentit bjellorus ka ngritur edhe shqetësime lidhur me çmimet e larta të energjisë në Evropë, që kanë prekur konsumatorët dhe industritë. Një ditë më parë, ambasadorët e 27 vendeve të bllokut evropian janë pajtuar se situata me emigrantët në Bjellorusi lë hapësirë për sanksione të reja që mund të miratohen javën e ardhshme dhe të shënjestrojnë 30 individë dhe entitete, përfshirë ministrin e jashtëm të Bjellorusisë dhe linjën ajrore kombëtare.

Liderët e BE-së kanë akuzuar Minskun zyrtar se është duke i marrë ata nga vendet e varfra dhe me qëllim po i shtyn drejt kufirit me Poloninë, duke tentuar të shkaktojë kaos në BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA