Shkrimtari rus i shekullit të 19 Fjodor Dostojevski shkroi mbi personazhe që justifikonin vrasjen në emër të besimeve të tyre ideologjike. Për këtë arsye, argumenton John Gray, ai mbeti autor i rëndësishëm që nga ajo kohë, përgjatë ngritjes së shteteve totalitare të shekullit të 20 deri te “lufta kundër terrorit”.

Kur Fjodor Dostojevski përshkroi në romanet e tij se si idetë kanë fuqinë të ndryshojnë jetët e njerëzve, ai dinte se për çfarë po shkruante.

Lindur më 1821, shkrimtari rus qe në të njëzetat kur u bashkua me një grup intelektualësh radikalë në Shën Petersburg të cilët qenë magjepsur nga teoritë utopike të socializmit francez. Një agjent policor i cili qe infiltruar në grup i raportoi diskutimet e tyre te autoritetet. Më 22 prill 1849, Dostojevski u arrestua dhe u burgos krahas anëtarëve të tjerë të grupit dhe pas disa muaj hetime ata u shpallën fajtor se po planifikonin të shpërndanin propagandë subversive dhe u dënuan me vdekje me pushkatim.

Dënimi u konvertua me internim në një kamp pune të detyruar por autoriteti i carit për të përcaktuar jetën dhe vdekjen u konfirmua duke i detyruar të burgosurit të përjetonin një situatë ekzekutimi fals.

Në një maskaradë u organizua me kujdes dhe Dostojevski e shokët e tij u morën një mëngjes më 22 dhjetor 1849 në një fushë paradash ushtarake, ku qe përcaktuar vendi i ekzekutimit. Krimet dhe dënimi u lexuan dhe një prift orthodoks i kërkoi atyre të pendoheshin.

Tri nga grupi qenë lidhur me shtyllat gati për ekzekutim. Në momentin e fundit pasi erdhi edhe bateria e daulleve të ekzekutimit, skuadra e pushkatimit uli pushkët. Të lehtësuar, të burgosurit u lidhën me zinxhirë dhe u dërguan në internim në Siberi – në rastin e Dostojevskit, katër vjet punë të detyruar të pasuar nga shërbimi i detyruar në ushtrinë e Rusisë. Në vitin 1959 një car i ri e lejoi Dostojevskin të kthehej nga ekzili në Siberi. Një vit më vonë ai u kthye në botën letrare të Shën Petersburgut.

Eksperienca e Dostojevskit e ndryshoi atë në thellësi. Ai nuk e braktisi idenë e tij se shoqëria ruse duhej të ndryshohej në mënyrë radikale. Ai vijoi të besojë se institucioni i bujkrobërisë dhe thellësisht i pamoralshëm dhe deri në fund të jetës së tij urrente aristokracinë. Por eksperienca e tij e të qenit atë që ai pati besuar se qe fundi i jetës së tij i dha atij një këndvështrim të ri mbi kohën dhe historinë. Shumë vite më vonë, ai tha: “Nuk mbaj mend të kem qenë në ndonjë ditë tjetër më i lumtur se në atë ditë.”

Nga ajo kohë e pas ai kuptoi se jeta njerëzore nuk qe një lëvizje nga e shkuara e prapambetur te një e ardhme më e mirë, siç pati besuar ai kur ndante idetë e inteligjencës radikale. Në vend të kësaj, çdo qenie njerëzore qëndronte në çdo moment në cep të përjetësisë. Si rrjedhojë e këtij zbulimi, Dostojevski u bë gjithnjë e më mosbesues ndaj ideologjisë së progresit ndaj së cilës qe magjepsur kur qe djalë i ri.

Ai qe veçanërisht i neveritur nga idetë që gjeti në Shën Petersburg kur u kthye nga dekada e tij e ekzilit siberian. Gjenerata e re e intelektualëve rusë qe mbërthyer nga teoritë dhe filozofitë Europiane. Materjalizmi francez, humanizmi gjerman dhe utilitarizmi anglez qenë shkrirë që të treja për një kombinim të çuditshëm rus që u quajt “nihilizëm”.

Ne sot kemi tendencën të besojmë se nihilisti është ai që nuk beson në asgjë, por nihilistët rusë të viteve 1860 qenë shumë ndryshe. Ata qenë besues të etur të shkencës, të cilët deshën të shkatërronin traditat morale dhe fetare që e kanë udhëhequr njerëzimin në të shkuarën, me synimin për të krijuar një botë të re dhe më të mirë. Ka shumë njerëz që besojnë gjëra të ngjashme edhe sot.

Ekzekutimi i dy nihilistëve në Shën Petersburg më 1880
Ekzekutimi i dy nihilistëve në Shën Petersburg më 1880
Akuzat e Dostojevskit ndaj nihilizmit u prezantuan në romanin e tij të madh Dajtë. Publikuar më 1872, libri është kritikuar se është didaktik në tonalitet dhe nuk ka dyshime se ai dëshironte të tregtonte se idetë dominuese të gjeneratës së tij qenë të gabuara. Por historia që Dostojevski tregon është gjithashtu një humor i zi, i këndshëm në mënyrë të pamëshirshme në përshkrimin që i jep intelektualëve mendjengritur që luajnë me konceptet revolucionare poa kuptuar asgjë nga ajo që revolucioni është në realitet.

Ngjarja e përshkruar në libër është një version i ngjarjeve të vërteta që ndodhën ndërkohë që Dostojevski po e shkruante librin. Një ish mësues në një shkollë kishe që u kthye në terrorist, Sergei Nechaev, u arrestua dhe dënua për përgjegjësi në vrasjen e një studenti. Nechaev pati shkruar një pamflet Katekizmi i një Revolucionari, në të cilin argumentonte se çdo mjet (përfshirë shantazhin dhe vrasjen) mund të përdoren për të përparuar në kauzën e revolucionit. Studenti pati vënë në pikëpyetje politikat e Nechaev dhe rrjedhimisht ai duhej të eliminohej.

Eve Belton në rolin e Marias në ekranizimin e vitit 1969 të romanit Djajtë nga BBC.
Eve Belton në rolin e Marias në ekranizimin e vitit 1969 të romanit Djajtë nga BBC.
Dostojevski sugjeron se rezultari i braktisjes së moralitetit për hatër të idesë së lirisë do të jetë një lloj tiranie më ekstreme se çdo tirani tjetër e të shkuarës. Siç rrëfen një nga personazhet e Djajve: “Unë jam zënë në kurthin e të dhënave të mija dhe konkluzioni im është kontradiktor pikërisht me idenë fillestare nga u nisa. Nga liria e pakufi, unë përfundoj te despotizmi pa kufi.”

Si një përshkrim i asaj që ndodhi në Rusi si rezultat i revolucionit Bolshevik gati 50 vjet më vonë, kjo vështirë se mund të shkruhej më mirë se kaq. Megjithëse ai e kritikoi Nechaev se u bazua shumë tepër në aktet individuale të terrorizmit, Lenin e admironte atë për gadishmërinë për të kryer çfarëdolloj krimi në rast se ai krim i shërbente revolucionit. Por siç parashikoi Dostojevski, përdorimi i metodave çnjerëzore për të arritur një lloj të ri lirie prodhoi një lloj represioni shumë më të thellë se sa barbaritë teatrale të carizmit.

Romani i Dostojevskit përban një leksion që shkon shumë përtej Rusisë. Përkthimet e para në anglisht kishin titullin Të Poseduarit – një keqlexim i një fjal;e ruse që më saktë mund të përkthehet si Djajtë. Por titulli më i hershëm mund të ketë qenë më pranë synimeve të Dostojevskit. Megjithëse me raste ai është i pamëshirshëm në mënyrën se si i përshkruan, nuk janë revolucionarët djajtë. Janë idetë te të cilat revolucionarët janë skllavëruar.

Dostojevski mendoi se defekti në zemrën e nihilizmit të Rusisë qe ateizmi, por ti nuk ke nevojë të mbështesësh këndvështrimin e tij në këtë pikë për të parë se kur ai shkruan për ide me fuqi djallëzore është shtrënguar pas një çrregullimi të pastër njerëzor. Nuk ke nevojë as të miratosh mendimin politik të Dostojevskit, i cili qe një version mistik i nacionalizmit i mbytur thellë me ksenofobi.

Ajo që Dostojevski diagnostikoi – dhe me raste vuajti edhe vetë – qe tendenca për të menduar për idetë si gjëra që në një farë mase janë edhe më të vërteta se sa qeniet njerëzore. Do të qe gabim të mendosh se ne nuk kemi rënë në një lloj të tillë të menduari zhgënjyes. Janë luftërat që Perëndimi luftoi në Lindjen e Mesme përgjatë dekadës së fundit dhe të cilat më së shumti sulmohen si përpjekje pak më të mëdha se sa thjeshtë grabitja e burimeve natyrore, por nuk jam i sigurtë se kjo është e tërë e vërteta. Një lloj fantazie morale ka qenë po aq e rëndësishme në shpjegimin e ndërhyrjeve të përsëritura të Perëndimit dhe dështimet e tyre gjithashtu të përsëritura.

John Simm në rolin e Raskolnikovit në variantin e BBC të romanit Krim dhe Ndëshkim Veprat e tjera të mëdha të Dostojevskit Krim dhe Ndëshkim (1866): Historia e Raskolnikovit, një studenti të ri në Shën Petersburgun e shekullit të 19 i cili pushtohet nga ndjenja e fajit pasi vret një fajdexheshë. Idioti (1868): Historia e Princit Mishkin – “idioti” i titullit – natyra naive e të cilit krijon katastrofa për njerëzit përreth tij. Vëllezërit Karamazov (1880) – Roman filozofik mbi katër vëllezër dhe babain e tyre pronar tokash, vrasja e të cilit ngre pyetje mbi Zotin, vullnetin e lirë dhe moralitetin.
John Simm në rolin e Raskolnikovit në variantin e BBC të romanit Krim dhe Ndëshkim
Veprat e tjera të mëdha të Dostojevskit
Krim dhe Ndëshkim (1866): Historia e Raskolnikovit, një studenti të ri në Shën Petersburgun e shekullit të 19 i cili pushtohet nga ndjenja e fajit pasi vret një fajdexheshë.
Idioti (1868): Historia e Princit Mishkin – “Idioti” i titullit – natyra naive e të cilit krijon katastrofa për njerëzit përreth tij.
Vëllezërit Karamazov (1880) – Roman filozofik mbi katër vëllezër dhe babain e tyre pronar tokash, vrasja e të cilit ngre pyetje mbi Zotin, vullnetin e lirë dhe moralitetin.
Ne jemi mësuar të imagjinojmë ide të tilla si “demokracia,” të drejtat e njeriut” dhe “liritë”, kanë një pushtet të brendshëm i cili mund të transformojë jetën e çdokujt që ekspozohet përballë tyre. Ne kemi nisur projekte për ndryshim regjimesh, të cilat synojnë të realizojnë këto ide duke rrëzuar tiranë.

Por eksportimi i revolucionit është një modë që mund të ketë për pasojë copëzimin e shtetit, siç ka ndodhur në Liri, Siri dhe Irak, duke sjellë luftë civile, anarki dhe lloje të reja tiranie.

Rezultati është pozicioni në të cilin e gjejmë veten në kohën tonë. Politika perëndimore tashmë udhëhiqet nga frika ndaj forcave dhe ideve që kanë dalë në pah nga kaosi që krijoi ndërhyrja e mëparshme perëndimore. Për fat të keq, kjo frikë nuk është e pabazë. Rreziku që këto konflikte të na përplasen mbrapsht ne si qytetarë Perëndimore që kanë luftuar në to është tërësisht tepër real.

Ne na pëlqen të mendojmë se shoqëritë liberale janë imune nga fuqia e rrezikshme e ideve. Por është një iluzion të mendojmë se ne nuk kemi djajtë tanë. Të poseduar nga konceptet grandioze të lirisë, ne jemi përpjekur të ndryshojmë sistemet e qeverive të vendeve që ne nuk kemi filluar as t’i kuptojmë. Njësoj si revolucionarët e zhgënjyer toromanit të Dostojevskit, ne kemi kthyer koncepte abstrakte në idhuj dhe kemi sakrifikuar të tjerët dhe veten tonë në përpjekje për t’i shërbyer këtyre idhujve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA