Imagjinoni sikur të ishit duke shëtitur me barkë në lumin e mrekullueshëm të Amazonës, dhe një delfin ngjyrë rozë noton përkrah jush.
Megjithse tingëllon si një fantazi, kjo është në fakt e vërtetë, delfinët rozë ekzistojnë dhe jetojnë në zonën e Amazonës.
Ata arrijnë deri në 2.5 metra gjatësi dhe peshojnë rreth 180 kg, pra është një nga kategoritë më të mëdha të delfinëve.
Këto krijesa lindin e jetojnë fillimisht në liqenet e krijuara nga përmbytjet sezonale.
Megjithë pamjen e tyre të pazakontë, delfinët nuk lindin në këtë ngjyrë. Kur vijne ne jete ata janë në një ngjyrë të mërzitshme gri dhe gradualisht teksa arrijnë pjekurinë kthehen në rozë.
Ngjyra e tyre rozë mund të bëhet më e theksuar në varësi të faktorëve të jashtëm si dieta, ekspozimi ndaj diellit.
Delfini rozë i Amazonës mori statusin specie e mbrojtur në vitin 2018.
Një nga veçoritë që i dallon ata nga kushërirët e tyre të detit është se në vend të flatrës së kurrizit, delfini rozë në vend të saj ka vetëm një gungë.
Ujërat e kënetat e Amazonës strehopjnë një mori speciesh të rralla e mahnitëse.
Top Channel