“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë
Qeveria shqiptare nuk e ka parë të nevojshme të prekë rritjen e pagave të pedagogëve në buxhetin e shtetit për vitin 2022.
Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë, Sandër Kovaçi tha se adresimi i problematikave për arsimin e lartë, sa i përket pagave nuk është realizuar në këtë buxhet.
Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Kovaçi tha këtë të enjte se profesori ka ngelur në vend, duke mos përfituar asnjë rritje page nga qeveria shqiptare.
“Ne prisnim të paktën në këtë buxhet të futej një koficent për rritjen e rrogës së pedagogëve. Mund të them se janë krejtësisht të pamjaftueshme për nivelin që kanë prekur çmimet në vend. Me këto paga kemi çdo ditë aplikime të pedagogëve për të shkuar jashtë. Po na largohen pedagogët, do vijë një situatë që s’ke ku i merr. Nuk po them që të garantohen rroga të krahasueshme me nivelin europian, por aktualisht ato janë 40 për qind më ulët se niveli i Kosovës. Të paktën t’i afrohemi Kosovës, nuk po them për Malin e Zi etj, etj. Të paktën ministrja duhet ta trajtojë se rritja e pagave në kuadër të autonomisë së universiteteve nuk është e vërtetë. Pagat e arsimit të lartë publik janë nën moneklaturën e qeverisë. Këtë e kemi mësuar në bazë të skemës së organizimit të arsimit të lartë. Prej kësaj duhet të vijë edhe rritja e domosdoshme, megjithatë Sindikata jonë e ka paraqitur një platformë”, tha ai.
Kovaçi tregoi se si kryetar i kësaj sindikate i ka dërguar Kryeministrit dhe ministres së Arsimit një listë kërkesash, por që deri më tani nuk i është kthyer asnjë përgjigje.
“Ne i kemi dërguar edhe kryeministrit dhe ministres së Arsimit një listë kërkesash por deri më tani nuk na ka ardhur asnjë përgjigje. Edhe në kohën e Enver Hoxhës, ku do që të ishe të vinte një letër nga kryeministri i Shqipërisë. Edhe Ministria e Arsimit fle gjumë, e ka lexuar apo jo, ne s’dimë gjë, por fakti se nuk ka reaguar ndaj kërkesave tona tregon që s’e ka lexuar fare. Në këtë prizëm koncepti i raportit me sindikatën duhet të jetë raport transparence”, tha ai.
Kovaçi ndan mendimin se rritja e pagave nuk duhet parë nën optikën elektorale, pasi dihet mjaft mirë nga të gjithë se masa e mësuesve është më e madhe se trupa e pedagogëve, por rritja e pagës sipas tij duhet të reflektojë strategjinë e zhvillimit të vendit.
Top Channel